Bota E paprecedentë, Trump hedh hipotezën e shtyrjes të zgjedhjeve presidenciale

E paprecedentë, Trump hedh hipotezën e shtyrjes të zgjedhjeve presidenciale

Presidenti amerikan, Donald Trump përmendi sot, për herë të parë, një shtyrje të mundshme të zgjedhjeve presidenciale, duke nënvizuar rreziqet për mashtrim lidhur sipas tij me epideminë e COVID-19.

“Me votimin me korrespondencë (…) në 2020 do të jenë zgjedhjet më të pasakta dhe më mashtruese në histori”, theksoi ai në një mesazh në Twitter.

“Kjo do të jetë vërtet turp për SHBA-në. Të shtyjmë zgjedhjet deri në momentin që njerëzit të mund të votojnë normalisht, në siguri të plotë???”, shtoi ai.

Trump nuk dha të dhëna rreth hipotezës së tij pse votimi me postë mund të sjellë mashtrim elektoral. Sipas analizës Washington Post, presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk ka fuqi të shtyjë zgjedhjet, ky akt i takon Kongresit, por shtyrja e zgjedhjeve presidenciale do të ishte e paprecedentë.

Prillin e kaluar, kundërshtari i Trump, kandidati demokrat Joe Biden, pati deklaruar se “Trump do të shpikte ndonjë lëvizje për të shtyrë zgjedhjet”. Presidenti Trump, në atë epokë e kishte cilësuar këtë frazë si “propagandë”: “Nuk kam menduar kurrë të shtyjë zgjedhjet. E pse duhet ta bëj? 3 nëntori është numri i mirë”.