Aktualitet E përplas ambulanca, ndërron jetë në spital e moshuara

E përplas ambulanca, ndërron jetë në spital e moshuara

Një grua e moshuar, e cila u përplas nga një ambulancë më herët gjatë ditës në Tiranë, ka ndërruar jetë në spital.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën “Ferit Xhajko” pranë ish-Restorant Durrësit, kur mjeti i ambulancës me drejtues H. G. ka humbur kontrollin duke përplasur këmbësoren F. S., rreth 70 vjeçe.

E moshuara u dërgua në Qendrën Spitalore Universitare, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve humbi jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.