Kryesore E premte e zezë, 18 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

E premte e zezë, 18 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Kurba e koronavirusit në vendin tonë vazhdon të mos njohë ulje. Sot janë regjistruar 18 humbje jete për shkak të COVID-19.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

8 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Berati, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 56 vjeç deri në 82 vjeç”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja- Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 645 qytetarë nga 2.201 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe.

Të shëruarit– Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.