Bota E Premtja e Zezë: Amerikanët blejnë aq armë sa të mund të...

E Premtja e Zezë: Amerikanët blejnë aq armë sa të mund të armatosin të gjithë marinsat

FBI ka marrë më shumë se 200,000 kërkesa për kontrolle që lidhen me blerjen e armëve të zjarrit në të Premten e Zezë, shitja e dytë rekord e armëve që nga viti 1998 kur FBI prezantoi këto kontrolle.

Shitjet e armëve u rritën 11 për qind nga viti në vit në “Black Friday”, e cila ra në 29 nëntor të këtij viti, me rekordin e mëparshëm të vendosur një ditë pas “Falënderimeve 2016”.

Duke gjykuar nga këto shifra, amerikanët kanë blerë armë të mjaftueshme për të pajisur çdo marins, që janë një total prej 182,000 sosh.

Është e rëndësishme të theksohet se këto shifra nuk marrin parasysh armët e zjarrit të blera në internet.

Në shtator, iu kërkua Senatit që të miratojë legjislacionin për të vendosur kontrolle më të rrepta për mundësinë e blerjes së armëve, si dhe forcimin e ligjeve për armët.