Aktualitet E premtja e zezë grabitjeve (VIDEO)

E premtja e zezë grabitjeve (VIDEO)

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë, ndërsa një tjetër ndodhi në Korçë.

Në Tiranë, 2 persona grabitën pronarin e një pike të këmbimit valutor duke e sulmuar gjatë kohës që lëvizte me motor. Ata e goditën 50-vjeçarin me mjete të forta dhe arritën t’i merrnin një sasi parash. Falë reagimit në kohë të policisë, një prej autorëve u arrestua.

“Rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave” shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç (pronar i një pike këmbimi valutor) ka qënë duke lëvizur me motorr ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh. Reagimi në kohë i Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij”, thotë Policia e Tiranës në një njoftim për mediat.

Edhe në Korçë, në shënjestër është vënë një pikë e këmbimit valutor.

Ngjarja ndodhi po gjatë orëve të mëngjesit, në lagjen numër 10 të këtij qyteti. Një person i maskuar dhe me thikë ka arritur që të marrë një sasi parash nga pika e valutës. Dyshohet se autori ka mundur të marrë rreth 2500 Euro dhe 1 milionë Lekë të vjetra