Bota E quajti “grip i lehtë”, presidenti i Brazilit: Jam infektuar me koronavirus

E quajti “grip i lehtë”, presidenti i Brazilit: Jam infektuar me koronavirus

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka konfirmuar se ka rezultuar i prekur me koronavirus pas testimit të tamponit që i ishte nënshtruar një ditë më parë.

Bolsonaro, një nga kundërshtarët kryesorë të masave shtrënguese kundër koronavirusit, gjatë një festë në shtëpinë e ambasadorit amerikan kishte shfaqur ditë më parë simptoma, përfshirë dhe temperaturë të lartë dhe për këtë arsye iu nënshtrua testimit, që për të ishte i katërti.

Pas Shteteve të Bashkuara, Bazili është vendi i dytë me vatrën më të madhe të koronavirusit, me mbi 70 mijë të vdekur, 1 milion e 630 mijë të prekur dhe spitalet pranë kolapsit.

Presidenti i Brazilit shpesh herë kishte vënë në dyshim rrezikshmërinë e virusit duke e quajtur atë një “grip të lehtë”. Ai gjithashtu iu bëri thirrje autoriteteve lokale që të hiqnin masat shtrënguese për të rivënë ekonominë në punë.