Bota E quajti terrorist, Erdogan padit ekstremistin e djathtë holandez, Geert Wilders

E quajti terrorist, Erdogan padit ekstremistin e djathtë holandez, Geert Wilders

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka paraqitur një padi në Prokurorinë e Përgjithshme të Ankarasë kundër kreut të partisë së ekstremit të djathtë hollandez Pvv Geert Wilders për deklaratat “ofenduese” kundër kreut të shtetit.

Wilders kishte paraqitur presidentin turk Erdogan në një karikaturë të përhapur në Twitter me një bombë në kokë, shoqëruar me komentin “terrorist”.

Sipas ankesës së paraqitur nga avokati i Erdoganit, Huseyin Aydin, mesazhet e politikanit hollandez nuk mund të hyjnë në kufijtë e lirisë së shprehjes, sepse ato përbëjnë krim, sepse kanë ofenduar  Presidentin e Republikës”, parashikuar nga kodi penal i Ankarasë.