Aktualitet E rëndë në Tiranë! 58-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur...

E rëndë në Tiranë! 58-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një ndërtese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Tegut në Tiranë, pasi një person dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese dhe ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se viktima është identifikuar si shtetasi me iniciale L.K., 58-vjeç.

Nga hetimet paraprake rezulton se 58-vjeçari, vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.

“Më datë 19.01.2025, në afërsi të Tegut, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese shtetasi L.K, 58 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi L.K, vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.