Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e së dielës.
Zjarri që ka rënë në një banesë në rrugën “Myzafer Spaho” i ka marrë jetën një të moshuari.
Viktima është shtetasi R.K., rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë.
“Më datë 19.01.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit R.K, rreth 75 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë.
Si pasojë e zjarrit 75-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njoftoi policia.