Extra E rrallë në Spanjë, 64-vjeçarja lind binjakë

E rrallë në Spanjë, 64-vjeçarja lind binjakë

Një grua 64- vjeçe, ka lindur binjakë, një vajzë dhe një djalë, në Burgos në veri të Spanjës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat spanjolle, që saktësojnë se nëna e re i është nënshtruar trajtimit të metodës së fertilitetit në SHBA.

Në vitin 2012, gruaja kishte lindur një vajzë, që më pas ishte marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale, pas disa shqetësimeve. Punonjësit socialë kishin thënë se vajza po rritej e izoluar, e veshur keq dhe me higjienë jo të mirë personale.

Nuk është marrë ende asnjë vendim për binjakët e lindur së fundmi. Ata dhe nëna raportohet se janë në shëndet të mirë. Djali peshon 2.4 kg dhe vajza 2.2 kg. Lindja, sipas zyrtarëve të spitalit kaloi pa asnjë komplikacion.

Të lindësh në moshën 64-vjeçare në Spanjë gjithsesi nuk është një rekord. Në vitet e shkuara, raporton “El pais”, dy gra të tjera, gjithnjë mbi 60 vjeçe, kishin sjellë në jetë dy fëmijë.