Aktualitet E sulmoi ariu teksa kulloste bagëtitë, si mbijetoi 45-vjeçari

E sulmoi ariu teksa kulloste bagëtitë, si mbijetoi 45-vjeçari

Ka shkaktuar jo pak habi tek banorët e zonës sulmi i ditës së djeshme sulmi i një ariu të murrmë ndaj një bariu Bjeshkët e Gjallicës.

Ekrem Onuzi ishte duke kullotur bagëtite teksa papritur është sulmuar nga një ari i murrmë duke marrë plagë në fytyrë dhe pjesën e sipërme të trupit. Onuzi u përpoq që të mbrohej nga sulmi me duar, të cilat kanë marrë shumë dëmtime, por që për fat të mirë i kanë shpëtuar jetën.

Në trup ai ka shumë të gërricura dhe të kafshuara.

Ngjarja ndodhi pa para mesditës, ndërsa për fat të mirë në ndihmë të tij ka shkuar një i afërm, i cili më pas ka njoftuar për ngjarjen.

“Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallicës, Ekrem Onuzi, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagëtitë është sulmuar nga një ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatull dhe në këmbë. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga Tirana është nisur për ndihmë edhe helikopteri, për shkak të terrenit të vështirë malor”, u bë e ditur nga Policia lidhur me ngjarjen.

Pas informacionit të marrë një helikopter i ushtrisë shkoi në Kukës për të bërë transportimin e tij në Tiranë për një ndihmë më të specializuar.

Fillimisht helikopteri zbriti në aeroportin e Kukësit për të marrë të afërmit që të bënin identifikimin e zonës.

Arinjtë e murrmë janë shtuar gjatë viteve të fundit, kjo kryesisht dhe nga vendosja e moratoriumit për ndalimin e vrasjes së kafshëve të egra, por dhe nga shpopullimi i fshatrave malore në Kukës.