Extra E veçantë në Tokio, atletja riparon mjetin e saj me një prezervativ...

E veçantë në Tokio, atletja riparon mjetin e saj me një prezervativ dhe fiton medaljen e arit

Australiania Jessica Fox nderoi vendin e saj me një medalje ari, të dhjetën në këtë edicion. Vajza 27-vjeçare, dominoi garën e kajakut në kategorinë K1.

Por atletja, që ka fituar edhe dy medalje bronzi në Londër 2012 dhe Rio 2016, pak para garës që do ta përjetësonte në historinë e këtij sporti olimpik, ishte protagoniste edhe të një ngjarje të pazakontë.

Fox kishte vënë re një çarje të dyshimte në majën e mjetit të saj, që mund të ulte performancën në garë. Riparimi tradicional do të vononte më tepër sesa ç’duhej, kështu që australiania vendosi të vepronte ndryshe.

Mori një prezervativ nga një kit që çdo atlet ka në dispozicion, dhe e përdori për të izoluar defektin.  Riparimi ishte shumë efektiv, dhe i dhuroi asaj medaljen e ëndërruar prej gjithë karrierës. Fox shpërndau videon e riparimit në rrjetet e saj sociale, duke treguar edhe një autoironi për t’u vlerësuar.