Aktualitet E vërteta e lajmit në “median italiane” mbi zhdukjen e armëve kimike...

E vërteta e lajmit në “median italiane” mbi zhdukjen e armëve kimike në Shqipëri

Ditën e sotme, në disa portale në Shqipëri është përkthyer një lajm se 1400 kontejnerë me lëndë kimike janë zhdukur në Shqipëri dhe kanë shkuar në Maqedoni.

Po kështu, në këtë lajm botuar në portalin “Pianeta Italia” flitet për mbetjet dhe për çdo gjë tjetër që ka trazuar opinionin publik shqiptar kohët e fundit.

Por ajo që të bie në sy është se portali në fjalë është i panjohur në itali. Edhe pse ka një domain .it në fund, ai zor se të shfaqet në “Google”.

Pas shkrimit per Shqiperine, portali nuk ka bere asnje lajm tjeter

Pas shkrimit per Shqiperine, portali nuk ka bere asnje lajm tjeter

Po kështu, në fund të saj, thuhet se faqja drejtohet nga Maria Palma, e cila po kështu nuk figuron si personazh gazetarie në web.

Më e rëndësishmja është se portali poston një herë në katër, apo në javë. Kështu, në sektorin e politikës, lajmi i fundit është i dhjetorit të vitit të shkuar.

Lajmi i fundit politik daton ne dhjetor 2016

Lajmi i fundit politik daton ne dhjetor 2016

Ndërsa në sektorin e faqes së parë, është hedhur shkrimi për kontejnerët që më 24 shkurt dhe pas saj, nuk është postuar më.

Kjo ngre pikëpyetje në lidhje me vërtetësinë e lajmit në fjalë. Fakti që asnjë media tjetër prestigjoze nuk ka shkruar për këtë ngre akoma më shumë dyshime./Panorama