Shëndet E vërteta rreth dietave detox

E vërteta rreth dietave detox

E vetmja gjë që na vjen në mendje, pasi kemi pirë gjatë festave është, dieta detox, në mënyrë që të largojmë të gjitha papastërtitë nga trupi. Kjo dietë përmban shumë produkte të shëndetshme dhe përzierjet e tyre shpeshherë janë cilësuar nga dietologët si një ilaç. Perimet, frutat, çajrat bimorë janë disa nga produktet që përdorim më së shumti për të larguar toksina nga trupi. Dietat detox janë shumë të shëndetshme, por a është e vërtetë se gjithmonë funksionojnë?
Fjala detox përdoret në mënyra shumë ë ndryshme.

E para i referohet programeve të detoksifikimit mjekësor që ndihmojnë njerëzit me probleme serioze të alkoolit ose të drogës për t’i larguar sa më shumë këto substanca nga trupi. Ndërsa mënyra tjetër përdoret për të identifikuar një lloj diete e cila përmban më së shumti fruta dhe perime.
Jeta moderne natyrisht na krijon kontakt me shumë kimikate sintetike dhe substanca natyrore, disa prej të cilave mund të jenë toksike.

Është e vërtetë që kur nuk pini alkool dhe filloni një dietë të shëndetshme, toksinat largohen nga trupi juaj, por kjo duhet të ndodh çdo ditë dhe jo vetëm kur pini lëng perimesh të papërpunuara. Në një mënyrë apo një tjetër trupi ka mënyrën e vetë për të shpëtuar nga toksina. Nëse do të ishim kaq shumë në telashe për sa i përket toksinave në trupin tonë, atëherë shumica e njerëzve do të vuanin nga probleme shëndetësore shumë të rënda, por sistemi imunitar i njerëzve mund t’i largojë toksina nëpërmjet, teshtimave dhe jashtëqitjeve.
Për sa i përket alkoolit, mëlçia shpeshherë mund të metabolizojë alkoolin dhe atëherë do të rritet niveli i alkoolit në gjak do të rritet, por ky problem nuk mund të zgjidhet më një dietë detox për një periudhë të shkurtër.
Këto dieta, variojnë nga ato më të thjeshtat, që ulin nivelin e alkoolit, kafeinës dhe sheqerit, deri të ato të rreptat ku gjatë gjithë kohës duhet të pini vetëm lëngje frutash ose perimesh.
Për shembull, në hulumtimin për një dietë detoksi shtatëditore të kryer në 25 veta në vitin 2000, njerëzit ndjeheshin më mirë dhe pas publikimit të tij, njerëzit kudo në botë filluan t’i përdornin këto dietat detox. Ata gjithashtu gjetën prova të vogla për të kërkuar eliminimin e toksinave të veçanta nga trupi, por përsëri sasia e tyre ishte e vogël dhe kështu autorët thanë se dietat detox nuk janë aq efikase sa kemi menduar.

Në vitin 2012 Eszard Ernest, profesor mjekësie në universitetin Extert, u përpoq të rishikonte sistematikisht literaturën e këtij studimi, nuk arriti në përfundime të ndryshme nga studiuesit e tjerë. Studimet mbi dietat detox kanë treguar se përpos faktit që janë të shëndetshme për trupin dhe japin energji, nuk arrijnë të largojnë të gjitha toksina nga trupi.
Kur është fjala për alkoolin, është më e shëndetshme të shmangësh atë për një periudhë të gjatë kohe. Gjithashtu një zgjidhje e mirë për të larguar nivelin e alkoolit nga trupi juaj është dhe përdorimi i një diete mesdhetare për 5 muaj. Por ideja e ditës detox është diçka shumë tërheqëse për njerëzit, sidomos për ata që duan të dobësohen. Që një dietë e tillë të japë efektin e saj, për humbjen e peshës, apo sado pak të toksinave, duhet që ta përdorni gjatë gjithë kohës. KA shumë njerëz që përdorin dietën detox, pasi kanë konsumuar shumë alkool apo produkte të cilat nuk janë të shëndetshme dhe përsëri i kthehen zakoneve të vjetër, kështu që i gjithë mundimi për t’u ushqyer shëndetshëm është i kotë.
Nëse do të mendoni për një dietë detox, atëherë duhet që ta përdorni gjatë gjithë kohës dhe jo vetën për një periudhë të shkurtër kohe. Trupi juaj do të jetë gjatë gjithë kohës i pastruar dhe nëse pini një ditë alkool ose hani ushqime të shpejta, nuk do të ndryshojë asnjë në trupin tuaj. /BBC/