Kulturë “E vetmja këngëtare që këndonte vërtet”

“E vetmja këngëtare që këndonte vërtet”

Më 14 shtator 1983 lindte Amy Winehouse. Kantautorja, fituese e pesë Çmimeve Grammy Awards, pushtoi majat e klasifikimeve me këngë si “Love Is a Losing Game” dhe “Back to Black”. Zëri i saj i jashtëzakonshëm dhe talenti i saj unik e ngjitën drejt suksesit, por nuk i dhuruan qetësinë. Winehouse vuante nga depresioni, kishte një raport të trazuar me trupin e saj dhe zhvilloi një varësi të pakontrollueshme ndaj alkoolit dhe drogës.

Iku nga kjo botë në moshën 27-vjeçare, në shtëpinë e saj në Londër, në 2011.

Pak ditë pas ikjes së saj, këngëtari jazz Tony Bennett tha për të: “Ishte e vetmja këngëtare që këndonte vërtet, atë që unë e quaj “mënyra e duhur”, sepse ishte një këngëtare e madhe jazz… Ishte vërtet një këngëtare e madhe jazz, një këngëtare jazz e vërtetë…”.