Politika “Edhe 100 komandant”, Rama uron Hashim Thaçin për 57-vjetorin e lindjes

“Edhe 100 komandant”, Rama uron Hashim Thaçin për 57-vjetorin e lindjes

Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e sotme për ditëlindje ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi mbush sot 57-vjeç dhe po e feston këtë ditëlindje në qelitë e paraburgimit në Hagë.

“Edhe 100 komandat!”, ka shkruar Rama në një postim në faqen e tij në Facebook, ku ka vënë flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës me zemrën në mes, duke e shoqëruar edhe me një fotografi të Thaçit me veshje ushtarake.

Thaçi po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë që nga viti 2020.