Aktualitet “Edhe ky që del e tregon se ka marrë 200 mijë lekë...

“Edhe ky që del e tregon se ka marrë 200 mijë lekë për të votuar Edi Ramën do shkojë në burg”

Çdo person që ka dhënë lekë për të votuar Edi Ramën do të shkoj në burg. Kështu tha kryeministri Edi Rama këtë të enjte kur ishte i ftuar në programin “Opinion” në Tv Klan. Ai tha se të gjitha videot që po qarkullojnë në rrjete sociale janë pjesë e hetimeve që po bëhen nga SPAK.

Edi Rama: Unë e kuptoj që jeni në pozitë të vështirë në këtë studio se fitorja ka qenë shumë e thellë, por të më nxjerrësh tani përballë, të shoh ty dhe në sfondin tënd shoh edhe Syrin.

Blendi Fevziu: Video po qarkullon në rrjetet sociale.

Edi Rama: Të gjitha këto që qarkullojnë janë në hetim në SPAK, edhe kjo me siguri do të jetë objekt i SPAK-ut edhe ky zotëria që del me kaq karshillëk tregon që ka marrë 200 mijë lekë për të votuar për Edi Ramën do shkoj atje do tregoj shokët. Do shkoj në burg bashkë me shokët ky edhe kaq e thjeshtë është, pse duhet të zgjasim ne këtë muhabet.

Blendi Fevziu: Edhe ai që ka shkuar të japi lekët në burg duhet të shkojë edhe ai që i merr lekët në burg duhet të shkojë se ndyshe nuk bëhet ky vend.

Edi Rama: Patjetër nuk diskutohet. Të shkoj në burg bashkë me shokët. Unë nuk po vë në diskutim fare asnjë nga këto video. Të gjitha këto janë objekt i SPAK-ut.