Bota Edhe Macron kërkon dialog me “jelekverdhët”: Keni të drejtë!

Edhe Macron kërkon dialog me “jelekverdhët”: Keni të drejtë!

Presidenti francez Emmanuel Macron është shfaqur me kartën e Ramës përballë studentëve, duke iu dhënë atyre të drejtë për protestat e tyre kundër rritjes së çmimit të karburanteve fosile, më thënien “keni të drejtë”, e më tej edhe me tjetrën: “duhet dialog”.

Ka qenë kjo përgjigja e kreut të Elysse-së, pasi i mbërriti në zyrë një peticion me më shumë se 1 milion nënshkrime nga “jelekverdhët”, ata të cilët janë shndërruar në makth për të dhe mbarë Francën, që prej afro tre javësh.

Në përgjigjen e tij, Macron shtoi se qeveria franceze ndaj dhe e tërhoqi vendimin për rritjen e taksës së karburantit. Por ka shtuar gjithashtu, se veprimi ishte i nevojshëm kundër ndryshimeve klimatike dhe problemeve mjedisore.

Ndër të tjera, Macron tha se dëshiron të vazhdojë dialogun me qytetarët.

Një ditë më parë, ndërroi jetë dhe i 9 person nga protestat e dhunshme.