Kryesore “Edhe ministra të LSI do të thirren nga Prokuroria”

“Edhe ministra të LSI do të thirren nga Prokuroria”

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “Arena” në Ora News, deklaron se do të thirren në prokurori edhe ish-ministra të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa shton se vonimi i mos kalimit të reformës është i qëllimshëm.

“Prokuroria ka një qëndrim tjetër, nga çka pasur më parë.

Të gjithë ata prokurorë, kur ishte e përfshirë politika apo politikanë të rëndësishëm, dihej përfundim në favor të tyre.

Prokuroria i ka çuar fletë thirrje shumë ministrave apo drejtueseve. Në informacionet e mia, edhe ministra të LSI do të thirren, çështja është sa shpejt.

Problemi tani nuk është sa lekë ke marr por, ku dhe si do t’i fshehësh.

Vonimi i mos kalimit të reformës është i qëllimshëm, pasi iu jep kohë këtyre të fshehin prova dhe stepin ata që duan të kapin”, deklaroi Hoxha në emision.