Extra Edhe pas skandaleve, përdoruesit e Facebook vazhdojnë të rriten

Edhe pas skandaleve, përdoruesit e Facebook vazhdojnë të rriten

Përdoruesit e Facebook kanë vazhduar të rriten pavarësisht një sërë skandalesh për privatësinë e të dhënave dhe kritikave mbi shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Gjiganti i medieve sociale tha se numri i personave që hyjnë në sajt, të paktën një herë në muaj, u rrit 9% vitin e kaluar, me një shifër rreth 2.32 miliardë njerëz. Po ashtu nuk qëndron as frika se skandalet e privatësisë mund të kenë larguar reklamuesit, për shkak se treguesit e të ardhurave vjetore u rritën në 30 %. Rritja erdhi pavarësisht fushatave nxitëse për të ta shmangur këtë gjigant të teknologjisë.

Themeluesi Mark Zuckerberg tha se ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si e drejtojnë kompaninë për t’u përqendruar në çështjet më të mëdha shoqërore.

Performanca e fortë financiare vjen në mes të shqetësimeve të vazhdueshme rreth faktit se si kjo media sociale merret me të dhënat personale dhe privatësinë e përdoruesve pas skandalit të shkëmbimit të dhënave të Cambridge Analytica, ndërsa ekziston edhe dyshimi se ky rrjet social është përdorur si një mjet politik.

Aksionet e kompanisë kanë humbur pothuajse një të tretën e vlerës së tyre që nga korriku kur paralajmëroi për ngadalësimin e rritjes së të ardhurave.