Aktualitet Edhe të vaksinuarit do të bëjnë test dhe karantinë, Belgjika vendos kufizime...

Edhe të vaksinuarit do të bëjnë test dhe karantinë, Belgjika vendos kufizime për udhëtarët nga Shqipëria

Belgjika ka rikthyer kufizimet për udhëtarët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, pas rekomandimit të Bashkimit Europian pak ditë më parë mbi regjimin e ri të lëvizjes mes shteteve, në kuadër të masave kundër COVID-19.

Ministria jonë e Jashtme njoftoi se, sipas rekomandimeve, shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të udhëtojnë drejt Belgjikës:

– Kur janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit. Pas mbërritjes në Belgjikë i nënshtrohen testimit ditën e parë ose të dytë dhe të shtatë. Nëse në ditën 7 përgjigja është prapë negative, shtetasi del nga karantina.

– Në rastet e udhëtimeve esenciale, duhet të kenë konfirmimin për udhëtimin nga ambasada e Belgjikës në Bullgari (nga ky vend bëhet mbulimi për vendet e Ballkanit Perëndimor). Aplikimi për PLF (Passenger Location Form), bëhet online, duke ia drejtuar kërkesën ambasadës në adresën: [email protected]

– Shtetasit mbi 12 vjeç duhet të jenë të  pajisur me test PCR të 72 orëve të fundit dhe pas mbërritjes në Belgjikë do t’i nënshtrohen karantinës.