Aktualitet Edi Rama dekoron policen Ina Nuku dhe i puth dorën

Edi Rama dekoron policen Ina Nuku dhe i puth dorën

Kryeministri Edi Rama ka dekoruar sot me medalje efektiven Ina Nuku, e cila u plagos gjatë një proteste të zhvilluar nga banorët e Astrit, për të shmangur shembjen e banesave.

Nga sulmi me kapsolle, Ina Nuku rreziko jetën dhe mbeti e lënduar në dorë, ku humbi edhe gishtat. Pas kurimit në Turqi, efektivja është rikthyer në krye të detyrës dhe kryeministri vendosi që ta dekorojë me “Yllin e mirënjohjes publike”.

“Më vjen mirë që këtu ndodhet edhe simboli i rezistencës suaj, Ina Nuku. Ina ra prej e një goditje qorre,  me lëndë plasëse që mund t’i kishte marrë edhe jetën. Fatmirësisht ajo reagoi për të shmangur rrezikun për jetën, por jo atë të shpëtimit të duarve. Ajo iu gjend përballë, jo krimit të rrugës por  politikës së rrugës. Ndaj i jam mirënjohjes që t’i jap medaljen “Ylli i Mirënjohjes Publike të Kryeministrit”, tha Rama gjatë një takimi në Ministrinë e Brendshme me drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë urdhër ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që të vihet në zbatim teknologjia për kontrollin e rrugëve të vendit, duke thënë se nuk duhet të humbet kohë.

“Zoti Ministër, nuk duhet të humbet kohë për të vënë në zbatim teknologjinë e re për kontrollin e rrugëve. Automjetet e vjedhura apo të pasiguruara, duhet të pamundësohen që të lëvizin lirshëm. Sistemi i gjobave duhet të reformohet dhe komisionet e apelimit të gjobave duhet të zhduken sepse janë fole korrupsioni. Edhe këtu të vihen në plan teknologjia re”, tha Rama.