Politika Edi Rama flet sërish për konspiracionet me Erion Veliajn

Edi Rama flet sërish për konspiracionet me Erion Veliajn

“Më vjen shumë keq që më kapët gafil, por jam i detyruar ta pranoj. Po ju siguroj që ky grup armiqësor nuk e ka të gjatë. Erjon Veliaj mund të dalë në televizor sa të dojë, por një ditë në një nga ato pemë do të varet. Do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore do vazhdojnë të marrin goditjen e duhur. Dhe kjo do të pasqyrohet edhe në veprën time numër 21”.

Kjo është deklarata e kryeministrit Edi Rama e bërë në 31 dhjetor 2018 gjatë një konference me gazetarët. Deklarata menjëherë u bë virale. Edhe pse ishte ironike, shumë media nisën të shikonin konspiracione te kjo deklaratë.

Ermal Mamaqi: U pataksën njerëzit fare dhe tani kuptohet që ka ardhur momenti të flasim për të gjitha gjërat dhe sot do të flasim për Erjon Veliajn… Me këtë që ke bërë janë tmerruar të gjithë pemëtarët.

Edi Rama: Tani, vërtetë kemi ardhur këtu edhe për të qeshur sepse është fillimi i vitit, por kjo nuk është diçka për të qeshur. Kam përshtypjen se edhe ti je pjesë e kësaj loje.

Ermal Mamaqi: Mos…

Edi Rama: Kam patur dyshimet e mia, por tani që nxorre këtë, medemekek për të më treguar mua që po shikoj një fantazi. Ka shumë mundësi sepse ka konspiracione në botën moderne që ndërtohen me figura mediatike që influencojnë. Kështu që do të të vijë radha edhe ty.

Ermal Mamaqi: Edhe mua do më vijë radha… Të paktën unë nuk mbjell pemë, s’ke ku të më varësh.

Edi Rama: Atë të varjes do ta mendojmë pak sepse ato pemët që ka mbjell ai janë të holla dhe mund të vareni dhe të bini gjallë. Ndoshta duhet gjetur një ekzekutim më i sigurt, por ty jo. Ti i varur nuk i duhesh dreqit, ti na duhesh i gjallë, por i qethur komplet. Do të të rruajmë, do të të veshim pizhama dhe do të çojmë në punë të detyruar. Ta bësh edhe ti një punë një herë se ngele duke ardhur vërdallë ha ha ha hi hi hi. Pse kështu është jeta?

Ermal Mamaqi: Do kthesh prapë internimet?

Edi Rama: Jo, do të internojmë këtu në oborrin e Klanit. Do punosh këtu me ujitje, vaditje, zhgalavitje, rraskapitje.