Politika Edi Rama në Itali: Pastrova baltën e ziftin që hodhi opozita

Edi Rama në Itali: Pastrova baltën e ziftin që hodhi opozita

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ‘Twitter’ pas përfundimit të vizitës në Itali. Ai shprehet se ishte i detyruar të jepte intervista në televizione dhe në gazeta të shtetit fqinj për të pastruar baltën e ziftin, që sipas tij, opozita hodhi ndaj imazhit të Shqipërisë.

Shefi i qeverisë shprehet mes tjerash se opozita nxit dhunë për hesap personal, por faturën e kësaj shton ai, e paguan vendi dhe sektori i ekonomisë.

“Për Tiranë pas 24h në Romë, tv më tv e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë! Ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia”, shkruan Rama.