Politika Edi Rama përshëndet largimin e dy drejtorëve të rëndësishëm

Edi Rama përshëndet largimin e dy drejtorëve të rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur largimin e dy drejtorëve, Alket Hysenit nga posti i Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Arben Seferaj i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Rama thotë se dorëheqja e tyre shërben për t’i hequr çdo alibi kundërshtarëve të reformës në drejtësi.

Ky ishte edhe motivacioni i paraqitur në dorëheqjen e dy drejtorëve, të cilët shpjegojnë se për t’i hapur rrugë reformës në drejtësi, pas etiketimeve si të politizuar, vendosën të largohen nga postet.

“Flm 2 drejtuesve që u dorëhoqën për t’u hequr çdo alibi kundërshtarëve të Reformës në Drejtësi! Reforma nuk ndalet Vetingu nuk shmanget”, shkruan Rama.