Kryesore Edi Rama: Qëndroj në këmbë dhe shoh çfarë po më bëjnë buburrecat

Edi Rama: Qëndroj në këmbë dhe shoh çfarë po më bëjnë buburrecat

Këshillën e dhënë nga një qytetar në takimin e për “bashkëqeverisjen”, kryeministri Edi Rama e përdori për të dhënë një mesazh që shkon përtej administratës.

“Sa do i fortë të jetë ky trung, nëse këto buburreca nuk do të zhduken, ky trung përsëri do të mbetet i gërryer”, iu drejtua qytetari Ramës, teksa i referohej probleme me administratën.

Përgjigjja e kryeministrit kishte një karakter më shumë politik: “Të jesh i sigurt se nuk kam patur nevojë të ulem në një stol për të parë çfarë po më bëjnë buburrecat nga poshtë, rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë.”

Rama shtoi se për t’u përballur me këtë situatë kërkon durim dhe sisteme.