Sport Edi Reja: Për stolin e Shqipërisë vendos pas ndeshjes me Andorrën!

Edi Reja: Për stolin e Shqipërisë vendos pas ndeshjes me Andorrën!

Shkarkimi i Kristian Panuccit nga posti i trajnerit të Kombëtares shqiptare pas ecurisë së dobët, ka bërë që drejtuesit e FSHF-së të mendojnë për zëvëndësuesin e tij. Emri më i përfolur për të marrë drejtimin e kuqezinjve është ai i një tjetër italiani, Edi Reja, i cili ishte dhe i pranishëm në Shkodër ku ndoqi nga afër takimin Turqi-Shqipëri, si dhe pati një bisedë të gjatë me presidentin Duka pas përfundimit të ndeshjes.

Ish trajneri i skuadrës së Lazios, në një intervistë për për Citaceleste”, ka deklaruar se nesër do të vendosë nëse do e marr ose jo drejtimin e Shqipërisë.

“Dje fola me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, kërkova 24 orë kohë që të vendosja. Gjithçka varet nga ajo që do të bëjë sonte përfaqësuesja kundër Andorrës, ishin fjalët e trajnerit 73-vjeçar.

Reja komentoi dhe lënien jashtë të porterit Thoma Strakosha për të cilin u shpreh: “Vonesat janë gjëra që ndodhin, unë e pashë si të tepruar dënimin”, përfundoi Reja.

Në takimin e sotmë Shqipëria do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema.