Kryesore Edy Reja, trajneri i ri i Shqipërisë?

Edy Reja, trajneri i ri i Shqipërisë?

Ish-trajneri i famshëm i Lacios dhe Napolit, Edy Reja, është parë mbrëmë në Shkodër, duke rritur spekulimet që e shohin atë si zëvendësues të Christian Panuccit, që u shkarkua sot.

Reja shoqërohej nga Shkumbin Qorrmemeti, dhe ka qëndruar mbi një orë e gjysmë në zonën Vip të stadiumit.

Aty pas ndeshjes së humbur me Turqinë ndodhej edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Sipas mediave sportive, Duka ka zhvilluar me të një takim të gjatë, ndërsa sot shkarkoi Panuccin.

Italiani Edy (Edoardo) Reja, 73 vjeçar, ka drejtuar në të kaluarën ekipe prestigjioze si Napoli, Lazio Hajduk, dhe Atalanta.