Aktualitet Efektivë në spital, Lleshaj: Dhuna po godet policinë, autorët do të mbajnë...

Efektivë në spital, Lleshaj: Dhuna po godet policinë, autorët do të mbajnë përgjegjësi

Për situatën e krijuar mbrëmjen e sotme te Kryeministria e më pas te Parlamenti, ka reaguar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në Twitter.

Lleshaj ka postuar foto të dy efektivëve në ambientet e spitalit, ndërsa shkruan se dhuna po godet policinë, autorët do të mbajnë përgjegjësi.

“Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”.