Sport Egbo: Edhe gjyqtarët janë njerëz, Partizani ende në garë për titull

Egbo: Edhe gjyqtarët janë njerëz, Partizani ende në garë për titull

I kënaqur dhe mbi të gjitha entuziazmuar për një fitore të madhe por si gjithmonë me këmbë në tokë. Emanuel Egbo në intervistën për Supersport theksoi se më shumë sesa e fitorja e gëzojnë 3 pikët. Nigeriani i stolit të Tiranës pavarësisht humbjes nuk e përjashtoi Partizanin nga gara për titull, ndërsa shtoi se se bardheblutë për të fituar kampionatin duhet t’i marin ndeshjet një e nga një.

“Sot jam kënaqur më shumë me 3 pikët që morëm se me lojën. Pjesa e parë nuk ka qenë mirë, e kemi filluar ndeshjen shumë keq. Barazojmë ndeshjen shpejt me penallti dhe shënojmë golin e dytë me penallti. Unë gjithmonë me besimin që ka,m në zot, nuk jam unë ai që u bëj këto gjëra, sepse e kam thënë është zoti që na komandon. Jam i qetë se kam besimin te Zoti lart”, tha Egbo fillimisht.

Loja

“Edhe kur Partizani ishte me një lojtar mangët, ne kemi luajtur si të barabartë dhe nuk e kthyem në favorin tonë. Edhe me Teutën ndodhi kur luajtëm në “Air Albania”. Pavarësisht se ne fituam 5-1, për mua ka qenë një nga lojërat më të dobëta që kemi zhvilluar sa jam unë trajner në këtë kampionat”.

Titulli

“Nuk mendoj se e kemi nxjerrë jashtë garës Partizanin, janë edhe 12 ndeshje është një rrugë e gjatë përpara. Gjithmonë duhet që të marrim ndeshjet me radhë. Nuk mund të them që Tirana është kampionat. Kampionati ka edhe shumë ndeshje të tjera. Sot mundëm Partizanin, ka ndeshje në mesjavë dhe duhet që të mendojmë për takimin e radhës me Flamurtarin. Vetëm në fund, pas 12 ndeshjeve bëjmë llogaritë tona”.

Kukësi

I pyetur nëse tashmë është vetëm Kukësi rival për titull, Egbo tha: “Partizani ka cilësi pavarësisht se është mundur. Lojtarët e Partizanit treguan shpirt gare, ata kanë qenë shumë të karikuar në ndeshjen e sotme. Madje, brenda fushës, lojtarët e Partizanit realisht na kanë hapur shumë punë. Edhe Kukësi ka shumë lojtarë të mirë. Partizani, Teuta, Kukësi, Laçi apo Bylisi po e bëjnë kampionatin e bukur. Janë shumë afër dhe nuk mund të thuash dhe të bësh diferenca. Edhe Flamurtari e Luftëatri të hapin probleme nëse i nënvlerëson”.

Gjykimi

I pyetur se nga pala kundërshtare ka pasur akuza dhe derbin e vendosën gjyqtarët, Egbo tha: “bëjeni ju analistët dhe flisni për gjykimin. Nuk e di se si na kanë ndihmuar gjyqtarët në këtë ndeshje. Golat kanë qenë të saktë. Vetëm Zoti nuk bën gabime, edhe gjyqtarët janë njerëz. Nuk jemi nga ata që ankohemi. Ne shohim punën tonë”.