Extra Einxhel Shkira flet për sherrin me Kejvina Kthellën dhe Oriola Marashin: I...

Einxhel Shkira flet për sherrin me Kejvina Kthellën dhe Oriola Marashin: I kam falur

Në një intervistë për “Rudina”, Einxhel Shkira foli ndër të tjera për eksperiencën si moderatore sportive, ku sigurisht u pyet edhe në lidhje me lajmin e bujshëm që qarkulloi nëpër portale në tetor. Ndonëse Rudina nuk e pyeti ekzaktësisht për konfliktin me Kejvina Kthellën dhe Oriola Marashin, ishte afërmendsh se për çfarë bëhej fjalë.

“Dua vetëm të them një gjë. Unë jam shumë feministe, njerëzit e dinë. Gjithmonë jam përpjekur që femrat t’i ndihmoj, gjithmonë jam përpjekur që të eci krahë për krahë. Unë nuk kam xhelozi, sepse në momentin që do të kem xhelozi i bie që të kem disa mangësira te vetja. Unë nuk kam mangësira dhe nëse kam diçka ndryshe nga tjetri, është një cilësi e imja ose diçka ndryshe. Nuk kam asnjëherë kompleksitetin ndaj femrave të tjera. Nuk dua as t’u prish punë, as t’i bëj të ndihen keq, as t’u fus intriga”, u shpreh Shkira.

Më pas shtoi: “Çfarëdo që të ketë ndodhur, unë njerëzit i kam falur dhe nuk ushqej urrejtje apo dua t’i bëj keq. Do më dhimbseshin nëse do të vazhdonin edhe ato në zemrat e tyre që të ushqenin urrejtje dhe të kishin dëshirën për të më bërë keq.”