Sport Ekipet më të shtrenjta në botë: Reali dhe Barça zbresin nga froni,...

Ekipet më të shtrenjta në botë: Reali dhe Barça zbresin nga froni, dominon Premier League

Manchester City është ekipi më i shtrenjtë në botë aktualisht. Sipas renditjes së publikuar nga Transfermarkt, “Citizens” lënë pas Realin e Madridit dhe Barcelonën.

Në renditjen e 10 ekipeve më të shtrenjta, bie në sy dominimi i Premier League, që ka katër ekipe që bëjnë pjesë. City ka një vlerë prej 1.28 bilion eurosh, ndërsa Reali vlen 1.19 bilion. Podiumin e plotëson Barça, kontingjenti i së cilës vlerësohet me 1.18 bilion euro.

Liverpool renditet i katërti, ndërsa Tottenham i gjashti dhe Chelsea i dhjeti, plotësojnë katër ekipet angleze në këtë klasifikim. I vetmi ekip që prezanton Italinë është Juventusi, që vlen 838 milionë euro dhe renditet i nënti.

PSG ka vlerë 1.05 bilion, ndërsa Bayern Munchen 883 milionë euro. Gjithashtu, pjesë e klasifikimit është edhe Atletico Madrid që renditet në vendin e tetë me 873 milionë euro.