Sport Ekipet zbresin në fushë në Britani, Klopp: I lumtur si ditën e...

Ekipet zbresin në fushë në Britani, Klopp: I lumtur si ditën e parë të shkollës

“Njësoj si dita e parë e shkollës. Jam i lumtur ashtu si 46 vite më parë”, është shprehur, Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool për rikthimin në fushat stërvitore.

“Jam i lumtur që shoh futbollistët që kanë humor të mirë dhe janë në formë. Nuk e dimë sesa kohë do të kemi për të përgatitur pjesën finale të sezonit, por edhe tjetrin që do të nisë shpejt. Jemi kujdesur mirë ndaj virusit. Presim lajme të mira për rifillimin” thotë Klop me Liverpool që kanë mbetur vetëm 2 fitore larg në kampionat për t’u rikthyer te titulli kampion pas 30 vitesh.

Futbolli në Britaninë e Madhe është ndërprerë prej muajit mars si pasojë e pandemisë së koronavirusit, i cili iu ka marrë jetën mbi 30 mijë personave.