Sport Ekipit i futbollit të Polonisë shoqërohet me avionë luftarakë drejt Katarit

Ekipit i futbollit të Polonisë shoqërohet me avionë luftarakë drejt Katarit

Ekipit i futbollit të Polonisë u shoqërua nga 2 avionë luftarakë F-16 gjatë rrugës së tij për në Katar ku do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që nis pas dy ditësh.

Dy mjetet ajrore luftarake qëndruan përgjatë gjithë kohës në krah të avionit ku udhëtonin Robert Lewandowski dhe shokët e tjerë të skuadrës, për në kompeticionin ku mungojnë prej vitit 1986.

E gjithë kjo masë sigurie vjen pas incidentit të dy ditëve më parë ku dy shtetas polakë humbën jetën pranë kufirit me Ukrainën si pasojë e një rakete që kaloi në fshatin e tyre.

Së fundmi, vetë presidenti polak Andrzej Duda deklaroi se incidenti fatkeq mund të jetë shkaktuar nga një mosfunksionim i sistemit të mbrojtjes raketore të Ukrainës.

Polonia, e cila është kundërshtare e kombëtares shqiptare në kualifikueset e Europianit 2024, gjendet në grupin C të Kupës së Botës. Debutimi i ekipit do të bëhet me 22 Nëntor kundër Meksikës, teksa në grup kombëtare si Arabia Saudite dhe Argjentina.