Aktualitet Ekonomistë, juristë apo inxhinierë? Ja cilat janë degët e preferuara të studentëve...

Ekonomistë, juristë apo inxhinierë? Ja cilat janë degët e preferuara të studentëve shqiptarë

Degët e preferuara të studimit vijojnë të mbeten ato që lidhen me administrimin, biznesin dhe ligjet.

Sipas “Monitor”, në vitin akademik 2018-2019 janë regjistruar rreth 3200 studentë më shumë në këto fusha studimi, duke shënuar një total prej 33,447 studentësh.

Fusha e dytë me më shumë studentë të regjistruar sipas INSTAT është “Shëndet dhe Mirëqenie”, me 20,727 studentë të regjistruar, me 890 studentë më shumë se një vit më parë.

Më pas renditet fusha e “Inxhinierisë, Prodhimit dhe Ndërtimit”, si e treta me numrin më të lartë të studentëve, ku gjatë viti akademik 2018/2019 kishte të regjistruar 20,019 studentë, rreth 1289 më shumë se një vit më parë.

“Artet dhe Shkencat humane” dhe “Shkencat sociale, gazetari dhe  informacion”, vijnë më pas me mbi 14 mijë të regjistruar, Shkencat e Arsimit dhe Teknologji e Informacionit dhe komunikimit, me mbi 10 mijë të regjistruar.

Në Shkenca natyrore, matematikë dhe statistikë ishin regjistruar për këtë vit akademik 7,060 studentë, në Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari, rreth 5000, ndërsa në Shërbime 4,279 studentë.