Bota Ekspertët evropianë, gati teknologjinë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit përmes smartphone-ve

Ekspertët evropianë, gati teknologjinë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit përmes smartphone-ve

Një grup ekspertësh evropian bënë me dije se janë gati të prezantojnë një teknologji për telefonët inteligjentë për të gjurmuar njerëzit që kanë pasur kontakte me personat e prekur nga koronavirusi, duke ndihmuar në këtë mënyrë autoritetet shëndetësore të parandalojnë përhapjen e tij.

Kjo iniciativë nënkupton mbledhjen e të dhënave përmes smartphone-ve për të treguar se me kë ka patur kontakte një person që ka rezultuar i prekur me koronavirus, për t’i njoftuar më pas ata.

Aftësia për të gjurmuar personat në rrezik për t’u infektuar mund të ndihmojë në shmangien e bllokimit total të një shoqërie, e cila ka pasur një impakt të madh në ekonomitë e shumë vendeve.

Iniciativa evropiane e quajtur Pan-European Privacy Preserving Proximity Tracing (PEPP-PT https://www.pepp-pt.org), ndjek shembullin e suksesshëm të përdorimit të smartphone-ve në disa vende aziatike për të gjurmuar përhapjen e virusit dhe për të forcuar urdhrat e karantinës.

Projekti PEPP-PT, ka bashkuar 130 kërkues nga 8 vende evropiane, me qëllim për të lançuar një platformë teknologjike të licencuar brenda datës 7 prill.