Kuriozitete Ekspertët shpjegojnë se nga vijnë të dridhurat

Ekspertët shpjegojnë se nga vijnë të dridhurat

Kushdo që ka përjetuar ndonjëherë të dridhura, mund t’i njoh menjëherë shenjat. Nga shenjat e lëkurës deri tek dridhja e papritur dhe e pakontrolluar. Simptomat zhduken brenda sekondave, duke e kthyer gjendjen tuaj të mëparshme pa asnjë shenjë. Po çfarë duhet të dini nëse ky fenomen ndodh shpesh?

Ja se çfarë ndodh me trupin tuaj kur përjetoni të dridhura.
Ekzistojnë në thelb dy lloje të dridhurash që shkaktojnë një përgjigje fiziologjike: dridhjet që merrni nga një stimul fizik (për shembull, reagimi i trupit tuaj kur keni të ftohtë) dhe ato që vijnë nga një stimul emocional (p.sh duke parë një fund të lumtur të një filmi). “Si shfaqen ato dridhura në trupin tuaj, varet nga shkaku që po ndodh”, thotë Hadley King, dermatolog në Nju Jork.

Shkaktarët e dridhjes fizike. Reagimet që keni kur përballeni me të ftohtin, janë më të dukshme. “Shkencëtarët teorizojnë se ndoshta është një mbetje evolucionare nga paraardhësit tanë kishin trupin të mbuluar me qime. Teksa përballeshin me të ftohtin qimet ngriheshin dhe kapnin një shtresë ajri afër lëkurës, duke krijuar gjithashtu një shtresë izolimi”, thotë King.

Fizikaliteti që fsheh dridhjet emocionale është pak më pak i qartë, sipas King.

Përvoja të frikshme – Për shembull kur jeni përpara një shfaqjeje cirku dhe ndjeni frikë nga kërcimet që do të bëhen në skenë, ky është një lloj tjetër i reagimit emocional. Gilliland thotë gjithashtu se adrenalina mund të shkaktojë të dridhura. Ky është një reagim primal. Gilliland shton se edhe kur keni një përzierje të frikës dhe dobësisë, mund të keni një reagim të tillë të trupit.

Disa njerëz janë më të prirur ndaj dridhjeve emocionale sesa të tjerët
“Ekzistojnë disa prova shkencore që tregojnë se personaliteti juaj mund të ndikojë që ju të keni më shpesh të dridhura”, thotë Gilliland, megjithëse duhet bërë më shumë kërkime para se të arrihet një zbulim përfundimtar. Ai përmend një zbulim të botuar në revistën “Motivacioni dhe Emocioni” që zbuloi “reagimin ndaj përvojës”, sipas të cilit dikush që po provon ushqime të reja, aventura dhe ide të ndryshme, ishte i pirur të përjetonte më shpesh të dridhura. “Çdo gjë e re për njerëzit është një përvojë subjektive. Por kjo shenjë është një urë mes mendjes dhe trupit”.

Matthew Sachs, një studiues në Universitetin e Kalifornisë Jugore, kreu një studim në vitit 2017, i cili tregoi se ata që përjetojnë një reagim të fortë emocional ndaj muzikës dhe më pas të dridhura, mund ta bëjnë këtë për shkak të një ndryshimi strukturor në tru.

Gilliland shtoi se: “ata që janë shumë të ngurtë dhe të strukturuar, si dhe më pak kuriozë, apo ata që përjetojnë shpesh trauma, depresion apo ankth, ka të ngjarë mos të përjetojnë të dridhura.”