Shëndet Ekspertët zbulojnë të mirat që vijnë nga konsumimi i djathit

Ekspertët zbulojnë të mirat që vijnë nga konsumimi i djathit

Djathi konsiderohet si një ushqim i preferuar i të gjithëve. Një studim i kryer pak kohë më parë, ka zbuluar se njerëzit që hanin djathë në sasi të moderuar, ishin më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe goditjeve në tru, në krahasim me ata që nuk konsumonin fare djathë.

Djathi, si produktet e tjera të qumështit, përmban nivele të larta të yndyrës së ngopur – e cila ka qenë e lidhur me kolesterolin e lartë, arteriosklerozën dhe një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës. Megjithatë kohët e fundit, disa ekspertë të të ushqyerit besojnë se yndyra e ngopur është më e mirë, për zemrën. Djathi gjithashtu përmban përbërës potencialisht të dobishme si kalciumi, proteina dhe probiotikë, kanë shkruar autorët në studimin e publikuar në Journal Journal of Nutrition.

Disa studiues nga Kina dhe Holanda, analizuan bashkë të dhënat nga 15 studime paraprake, duke ndjekur më shumë se 200 mijë pjesëmarrës për një periudhë të paktën 10-vjeçare. Ata zbuluan se njerëzit që hanë djathë në mënyrë të moderuar, që mund të konsumojnë rreth 40 gramë në ditë, kanë 14 për qind më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës dhe 10 për qind më pak rrezik nga ataku kardiak.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se tejkalimi i sasisë së moderuar nuk jep probleme.

Sasia e djathit që duhet të konsumohet brenda një dite është 40 gramë, thanë ekspertët.