Bota Eksperti turk: Greqisë ia marrim ishujt brenda një nate, por SHBA…

Eksperti turk: Greqisë ia marrim ishujt brenda një nate, por SHBA…

Në mediat greke po përcillet me shqetësim shfaqja e “analistëve” dhe “ekspertëve” që shfaqen në kanalet televizive të Turqisë. “Shpeshherë shprehin teori që forcojnë klimën e tensionuar në marrëdhëniet me Greqinë”, shkruan Protothema.

Media helene është ndalur në deklaratat që ka bërë Eray Güçüler, një oficer i pensionuar, i cili konsiderohet si ekspert sigurie. Güçüler shprehu shqetësimin e tij për prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në SHBA dhe bashkëpunimin Athinë-Uashington. Megjithatë për CNN Turk, eksperti tha se nuk i konsideron këto dy vende si rrezik sepse sipas tij ushtria turke mund të pushtojë ishujt në Egje për një natë.

“Nëse më pyesni nëse e marr të gjithë këtë si një kërcënim për Turqinë, jo. Unë nuk e shikoj kështu. Sepse nëse i futesh diçkaje të tillë, si ta them është një proverbë turke: ‘Ti shkon për diçka të mirë, por humb edhe ato që ke’ sepse brenda një nate ishujt kalojnë në krahun e Turqisë”, tha ai.

Gjatë intervistës eksperti turk sulmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për prezencën e fortë ushtarake në rajonin e Thrakës, sidomos në Alexandroupolis, zonë të cilën ai e konsideron të rëndësishme për Turqinë.

“Alexandroupolis është një zonë e rëndësishme. Në Korrik 1920 kur ushtria greke pushtoi Turqinë, ishte një vend që u përdor si pikë kryesore transporti. Nuk është e rastësishme që atje u bë një bazë tokësore dhe marine. Përveç kësaj, 4 baza të tjera nëpër Greqi, Kretë dhe Qipro. Çfarë ndodh kur pyesim se pse bëhen këto investime të mëdha? Na thuhet se bëhet për Rusinë? Unë pyes se ku është Rusia? Ku është Rusia këtu? Me shumë mundësi nga një këndvështrim strategjik plani afatgjatë është për Rusinë, por në fazën e parë këtu shënjestër është Turqia”, tha ai.

Eksperti turk shkoi deri aty derisa tha se armët amerikane në këtë bazë në Greqi në të ardhmen mund t’i drejtohen Turqisë.