Aktualitet Ekstradohet nga Holanda Behar Bajri

Ekstradohet nga Holanda Behar Bajri

Esktradohet nga Holanda Behar Bajri, pjesëtar i grupit kriminal “Bajri” që vepronte në Shkodër.

Policia e shtetit informoi sot ekstradimin nga Amsterdami të 39-vjeçarit nga Shkodra.

“Nga Specialistët e Zyrës Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami/Hollandë drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar : B.B. alias B. R. 39 vjeç, lindur në Shkodër.”

Shtetasi B. B., alias B. R., është anëtar i grupit kriminal “Bajri”, i cili në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal janë autorë të një sërë veprash penale”, informoi policia

Behar Bajri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në vitin 2018, caktoi masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Organizimi i llotarive të palejuara”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 76, 22, 25, 278/2, 197, 25,109/b, 333/a, 334 të Kodit Penal.

Më 22 shtator 2018 policia e shtetit njoftoi operacionin për shkatërrimin e grupit kriminal “Bajri” duke prangosur 11 persona dhe 2 persona u shpallën në kërkim.

Bashkë me Behar Bajrin në Roterdam të Holandës u arrestua dhe Samet Halluni.

Behar Bajri akuzohet dhe për vrasjen e bashkëshortes së tij 15 vjeçare, Fabiola me datë 26.06.2002. Në banesën e Behar Bajrit u gjet e vrarë 15 vjeçarja. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët dhe se autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri.