Bota Ekstremet e motit/ Acari në Rusi dhe zhuritja në Australi, diferenca 106...

Ekstremet e motit/ Acari në Rusi dhe zhuritja në Australi, diferenca 106 ° C

Nga agjencitë europiane të motit u raportua të premten se ndryshimi i temperaturës midis dy vendeve ekstreme është 106 gradë Celsius.

Në mënyrë të veçantë, në Delyakiru të Rusi, termometri shënoi – 57.5 gradë, dhe në anën tjetër të tokës, në Australi, në aeroportin Tibooburra në të njëjtën kohë ishte 48.3 gradë Celsius. Ky është një ndryshim prej 106 gradësh.

Kjo pjesë e Rusisë është ndryshe një nga vendet më të ftohta në tokë dhe definitivisht vendi më i ftohtë për të qëndruar. Temperatura më e ulët e është regjistruar pranë Oymyakon, ku më 6 shkurt 1099 termometri shënoi  -67,7 ° C.

Në të njëjtën kohë, vala e të nxehtit në Australi ka hyrë në ditën e gjashtë të premten. Në Wauchopeu, 373 kilometra në veri të Sydney, u njoftua për shkrirje asfalti në autostradën kryesore, duke bërë që të lëshohej ujë i ftohtë në sipërfaqe.

Regjistri Zyrtar i Temperaturës në Australi ofron sit ë dhënë rekord temperaturën e shënuar më 2 janar 1960 në Oodnadatta, ku termometri shënoi 50.7 ° C.