Aktualitet Ekzekutohet 55-vjeçari në Shkodër, dy vite më parë i shpërthyen makinën me...

Ekzekutohet 55-vjeçari në Shkodër, dy vite më parë i shpërthyen makinën me tritol

Një 55-vjeçar në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e së martës në lagjen “Partizani”.

Viktima është identifikuar si Nazmi Bandula, banues në këtë lagje. Ai u qëllua me armë teksa ishte i ulur në një lokal pranë banesës së tij rreth orës 08:15.

55-vjeçari besohet se është qëlluar nga një makinë në lëvizje. Pas vrasjes, autori/ët u larguan me shpejtësi.

Në vendngjarje ndodhet policia që ka bërë rrethimin e zonës, ndërsa grupi hetimor po mbledh provat.

Në vitin 2020, viktimës Nazmi Bandula i shpërtheu me tritol automjeti i tij i parkuar në oborrin e shtëpisë. Nga ngjarja e para dy viteve nuk pati persona të lënduar, ndërsa vetë Bandula tha se nuk kishte konflikte me persona të tjerë.