Aktualitet Ekzekutohet me armë në sy të dy fëmijëve 27-vjeçarja shqiptare në SHBA

Ekzekutohet me armë në sy të dy fëmijëve 27-vjeçarja shqiptare në SHBA

Një shqiptare, nënë e dy fëmijëve është gjetur e vrarë brenda një makinë në SHBA. Sipas mediave amerikane,  bëhet me dije se 27-vjeçarja shqiptare është identifikuar si Joana Peca dhe deri tani dyshohet se ajo është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Florida. Dy fëmijët e saj të mitur kanë parë të gjithë krimin, por policia thotë se ata nuk janë lënduar.

Dy fëmijët janë tronditur shumë nga e gjithë ngjarja që kanë parë dhe tashmë do të jenë nën kujdesin e psikologëve.

Lidhur me këtë krim të rëndë kanë nisur hetimet, por ende nuk ka një autor të dyshuar. Autoritetet kërkojnë ndihmën  e qytetarëve që nëse kanë informacion të raportojnë.