Kryesore Ekzekutohet në Peqin Andi Zylyfi. Kushëriri  iu vra për drogë në 2018-ën

Ekzekutohet në Peqin Andi Zylyfi. Kushëriri  iu vra për drogë në 2018-ën

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Përparim  në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Viktimë e këtij atentati ka mbetur Andi Zylyfi, 26-vjeç.

Edhe pse 26-vjeçarit është tentuar t’i jepet ndihma e shpejtë, ai mbërri pa shenja jete në spital. Ndërkohë nga të shtënat me breshëri, ka mbetur i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23-vjeç, banues në fshatin Përparim.

Atentati ndaj dy të rinjve është bërë teksa ishin së bashku në një makinë tip ‘Golf’ ndërsa dyshohet për larje hesapesh mes bandash. Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të pa ditur.

Andi Zylyfi i cili humbi jetën nga plagët e marra, ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, një vit më parë. Më 29 dhjetor të 2018 në atentat humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay. Konkretisht, Andi Zylyfi ishte, djali i hallës së Endri Alibej, ky i fundit u ekzekutua një vit më parë për pazare droge. Vetë, Andi Zylyfi kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi. Ndërkohë sipas policisë asnjëri prej dy të rinjve nuk rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal. Ndërsa konfirmohet se objektivi i atentatit ka qenë, Andi Zylyfi.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë ngritur pika të shumta kontrolli për të ndaluar autorët.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar edhe një grup i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.