Bota Ekzekutohet në SHBA gruaja e parë që prej vitit 1953

Ekzekutohet në SHBA gruaja e parë që prej vitit 1953

Lisa Montgomery është bërë e para grua që ekzekutohet me vdekje në SHBA pas 67 vitesh.

Montgomery, është u ekzekutua herët në mëngjes të mërkurën duke i injektuar në trup substancë vdekjeprurëse në një burg në Terre Haute, Indiana.

Gjykata e Lartë hoqi pengesën e fundit duke refuzuar vendimin e gjykatës së ulët për të shtyrë ekzekutimin.

Sipas të dhënave të Byrosë së Burgjeve në SHBA, gruaja e fundit e ekzekutuar nga qeveria amerikane ishte Bonnie Brown Heady, më 18 dhjetor 1953, e cila u dënua po ashtu për rrëmbim dhe vrasje.

Montgomery, 52 vjeçe, u dënua në Misuri në vitin 2007 për rrëmbim dhe vrasje të Bobbie Jo Stinnett, një grua në muajin e saj të tetë të shtatzënisë. Montgomery ia çau barkun viktimës duke i rrëmbyer foshnjën, e cila arriti të mbijetojë.

Disa nga të afërmit e viktimës ishin në ekzekutimin e saj, tha Ministria e Drejtësisë.

Ekzekutimi i Mongomery-t u shty në mënyrë të përsëritur sepse mbrojtja argumentoi se ajo nuk ishte mendërisht në gjendje të kuptonte arsyen e dënimit. Avokati i saj Kelley Henry tha se asnjë person i besueshëm nuk mund të kontestojë sëmundjen e saj mendore prej një kohe të gjatë të trajtuar nga mjekët e burgut.

Ekzekutimi u krye në një burg në Terre Haute, Indiana.

Ekipi ligjor i Lisa Montgomery-it kërkoi falje për faktin se ajo e kreu krimin pas një fëmijërie në të cilën ishte abuzuar dhe viktimë e përdhunimit të vazhdueshëm të njerkut dhe miqve të tij, dhe ata kërkuan që dënimi me vdekje të zëvendësohej me burgim të përjetshëm.