Extra Ekziston një qytezë pa Covid, dhe nuk është shumë larg Shqipërisë

Ekziston një qytezë pa Covid, dhe nuk është shumë larg Shqipërisë

BOLOGNOLA

Ka një vend që nuk e njeh pandeminë. Është një vend i vogël që ka qenë gjithmonë pa Covid, pavarësisht nga fakti që e gjithë bota është e infektuar. Dhe nuk është shumë larg nesh. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Bolonjolan, një qytet i vogël në rajonin e Marke që nuk është prekur kurrë nga koronavirusi.

Është një fshat i vogël në malet Sibilini, i njohur për majat e tij dhe për pistat e skive, në provincën Maçerata.

Ka pak më shumë se 150 banorë, por tërheq shumë turistë, veçanërisht dashamirësit e borës dhe malit. Ajo që shënoi një rekord të tillë është një mister, por mbetet fakti që, deri më sot, kurrë nuk ka regjistruar kurrë një sëmundje ngjitëse.

Për kryebashkiakun, Cristiana Gentili, kishte një bashkëpunim të shkëlqyeshëm midis të gjithëve: administratë, restorante, ambiente akomodimi, qytetarë. Të gjithë kanë bërë pjesën e tyre, duke respektuar rregullat, por, ai e pranon që ishte dhe fat.