Aktualitet Elbasan, makina përplas për vdekje këmbësorin 60-vjeçar

Elbasan, makina përplas për vdekje këmbësorin 60-vjeçar

Një këmbësor në Elbasan është aksidentuar për vdekje nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hënë në lagjen “28 nëntori”.

Sipas policisë “shtetasi L.K., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetas  këmbësor, rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë”.

Drejtuesi i mjetit është  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.