Aktualitet Elbasan/ Plumba drejt makinës ku udhëtonin babë e bir

Elbasan/ Plumba drejt makinës ku udhëtonin babë e bir

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pas mesnatës në fshatin Byshek të Elbasanit. Mësohet se një person me iniciale P.Ç ka njoftuar policinë se në drejtim të mjetit të tij është qëlluar me armë zjarri.

Ai ka treguar se në momentin e ngjarjes po udhëtonte sëbashku me djalin. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka asnjë të plagosur, por vetëm dëme materiale të mjetit me të cilët udhëtonin babë e bir.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.