Bota “Eleftherios Venizelos” i Athinës, aeroporti i tretë më i mirë në botë

“Eleftherios Venizelos” i Athinës, aeroporti i tretë më i mirë në botë

Aeroporti ndërkombëtar i Athinës “Eleftherios Venizelos” është renditur në vendin e tretë në botë, sipas renditjes globale të aeroporteve më të mirë të publikuar nga kompania “AirHelp”, e cila vlerëson linjat ajrore dhe aeroportet.

Sipas “AirHelp” duke u bazuar në kategori të tilla si, performanca në kohë, cilësia e shërbimit dhe ushqimit dhe mundësitë e blerjeve, aeroporti ndërkombëtar i Athinës fitoi vendin e tretë mes 132 aeroporteve më të vlerësuar.

Aeroporti ndërkombëtar “Hamad” në Doha, në Katar doli i pari dhe aeroporti ndërkombëtar i Tokios ”Haneda” në Japoni u rendit i dyti.

Në një deklaratë, Panagiotis Divanis nga kompania “AirHelp” tha se suksesi i aeroportit ndërkombëtar të Athinës ishte bazuar në ndjekjen e orëve të performancës së jashtëzakonshme dhe cilësinë e shërbimeve, pasi udhëtarët vlerësojnë saktësinë dhe duan shërbim miqësor në vendet që ata vizitojnë.