Kuriozitete Elektricisti shkon të marrë borxhin, por i vërsulin një luan

Elektricisti shkon të marrë borxhin, por i vërsulin një luan

Kujdestari i një objekti kulti ka vërsulur luanin e tij ndaj një elektricisti i cili kishte shkuar për të tërhequr paratë e një punimi elektrik, raportoi Policia vendase në Islamabad, Pakistan.

Incidenti ka ndodhur në provincën Punjab në muajin shtator, tha policia lokale për CNN. Elektricisti kishte shkuar disa herë atje për të marrë paratë që i takonin për punën e kryer dhe pas një debati të nxehtë, kujdestari kishte lejuar luanin që ta sulmonte.

Autoritetet thanë se pavarësisht plagëve, elektricisti nuk kishte ngritur padi, pasi kujdestari kishte premtuar që t’i paguante shpenzimet mjekësore dhe t’i jepte edhe një kompensim. Por pas një muaji, duke parë që nuk kishte marrë ende asnjë qindarkë, kishte vendosur të shkonte në polici.

Kujdestari i objektit të kultit është arrestuar. Policia nuk tha nëse ai kishte licencë për të mbajtur një luan, apo nëse ia kishte sekuestruar atë.